Kanadaja emëron përfaqësuesin e parë zyrtar për të luftuar islamofobinë

schedule14:55 - 27 Janar, 2023

schedule 14:55 - 27 Janar, 2023

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, tha se ka emëruar një përfaqësuese speciale për të luftuar islamofobinë në Kanada.

Amira Elghawaby është një ish-gazetare, bashkëthemeluese e Rrjetit Kanadez Kundër Urrejtjes dhe ka qenë personi kyç në krijimin e Këshillit Kombëtar të Myslimanëve kanadezë (NCCM), organizata më e madhe myslimane në vend.

Si përfaqësuese speciale, Elghaëaby do të udhëheqë luftën e qeverisë federale “kundër islamofobisë, racizmit sistematik, diskriminimit racor dhe intolerancës fetare”, theksohet në deklaratën e kryeministrit.

Në mënyrë të veçantë, ajo do të këshillojë qeverinë Trudeau se çfarë politikash dhe legjislacioni duhet të miratojë, për të kundërshtuar “kërcënimin” e islamofobisë.

Emërimi i saj u mirëprit nga Stephen Broën, kryeshefi ekzekutiv i NCCM-së.

“Ndërsa ishte në NCCM, Amira ishte një avokate e pasionuar, duke luftuar kaq shumë beteja kritike për komunitetin tonë në një kohë kur kishim nevojë për një kampion”, tha Brown.

“Ne presim të vazhdojmë të punojmë me të, zyrën e saj dhe të gjithë ata që duan të eliminojnë kërcënimin e islamofobisë në Kanada”, shtoi ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!