Persona të shumtë kanë mbetur të plagosur të hënën në Toronto të Kanadasë, pasi një furgon ka vërshuar drejt një turme këmbësorësh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 e 30 me orën lokale, 19 e 30 me orën tonë dhe sipas autoriteteve të plagosurit dyshohet të jenë 8 deri në 10 vetë.
Autori i agresionit është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi në bordin e mjetit të tij. Autoritetet lokale kanë reaguar duke urdhëruar pezullimin e shërbimit në një stacion metroje të zonës dhe duke u sugjeruar qytetarëve që të shmangin kalimin atje.
Agjentë të armatosur kanë marrë nën kontroll perimetrin, ndërsa ekipet mjekësore u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve. Ndërkohë dyshohet edhe për një viktimë./abcnews.al