Kanada fiton Carney/ Arritje e jashtëzakonshme e liberalëve, mbeten në pushtet

schedule09:37 - 29 Prill, 2025

schedule 09:37 - 29 Prill, 2025

Partia Liberale e Kryeministrit Aktual Mark Carney fitoi zgjedhjet parlamentare të së hënës në Kanada sipas projeksioneve kryesore te deritanishme duke kryesuar në 167 zona elektorake të ndjekur pas nga Konservatorët në 145 zona elektorale. Procesi I numërimit të votave vijon me Liberalët të cilët synojnë të marrin 172 nga 343 ulëset e parlamentin me synimin për të qeverisur të vetëm pa nevojën e një koalicioni.  Në fjalimin e fitores, Kryeministri në detyrë Mark Carney tha se Donald Trump nuk ia doli dot të përcajë dhe zotërojë Kanadanë ndërsa shtoi se marrdhënia e vjetër me Shtetet e Bashkuara ka marrë fund. Carney theksoi se Kanadaja e ka kaluar tashmë tronditjen e madhe nga tradhëtia Amerikane.

“Presidenti Donald Trump dëshiron që të na shkatërrojë në mënyrë që Amerika të na zotërojë. Kjo nuk do të ndodhë kurrë.  Marrdhënia jonë e vjetër me Shtetet e Bashkuara, një marrdhënie e bazuar në integrim dhe rritje të vazhdueshme ka mbaruar. Sistemi I tregtisë së hapur globale, një sistem në të cilin Kanadaja është mbështetur që nga Lufta e dytë botërore dhe ka ndihmuar në prosperitetin e vendit tone për dekada ka mbaruar. Kur të ulem me presidentin Trump të diskutojë marrdhëniet e ardhshme ekonomike dhe të sigurisë midis dy kombeve tona sovrane dhe të pavarura, do të jem I qartë me të se Kanadaja ka shumë mundësi të tjera përveç Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar prosperitet për të gjithë kanadezët.”

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ishin tri faktor që ndihmuan Liberalët të siguronin fitoren në këto zgjedhje, pasi përpara disa muajsh sondazhet I tregonin ato humbës të thellë këtyre zgjedhjeve. E para ishte kërcënimi I tarifave të Trump, e dyta ishte dorëheqja e Justin Trudo dhe  e fundit ishte efekti I shpresës dhe unitetit që Mark Carney i solli vendit.

Ndërsa numërimi vijon, projeksionet tregojnë se Liberalët mund të arrijnë të marrin deri në 167 vende në parlament, 5 vende më pak se numri që iu duhet për të qeverisur të vetëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!