Kanabis në Kavajë, dërgohet në gjykatë dosja për 5 të pandehurit

schedule18:06 - 9 Korrik, 2018

schedule 18:06 - 9 Korrik, 2018

Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen në ngarkim të 5 të rinjve, të cilët akuzohen për tentativë trafikimi të 1.3 ton kanabis. Sipas një njoftimi për shtyp të dalë nga organi i akuzës, mësohet se janë mbyllur hetimet ndaj Joni Sadikajt, Kejvi Hajdarit, Nertil Shehut, Roland Hysenbelliut dhe Skerdi Sinës.

Këta pesë persona akuzohen se në 14 Korrik të vitit të kaluar, rreth orës 02:20, në fshatin Bago te Kavajë, kanë kryer të gjitha veprimet për trafikimin drejt Italisë, nëpërmjet detit të gati 1360 kilogramë kanabis.

Kjo tentativë trafiku ka dështuar si rezultat i ndërhyrjes të shërbimeve të Policisë Kavajë. Mbi pesë personat bie akuza e trafikimit të narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative dhe tashmë ndaj tyre pritet të fillojë procesi gjyqësor pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!