Kanabis, kokainë dhe heroinë/ Arrestohen 20 persona në Fier, shpallen në kërkim dy të tjerë

schedule17:59 - 22 Janar, 2024

schedule 17:59 - 22 Janar, 2024

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, 20 persona janë arrestuar këtë të hënë në Fier, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sakaq, mësohet se janë sekuestruar si provë materiale, lëndë e llojeve të ndryshme narkotike si kanabis, kokainë dhe heroinë.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe 34 telefona, 25 fishekë dhe 17 mjete.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në vijim të fazës së dytë të megaoperacionit “Tempulli” ka arrestuar 50 shtetas nga të cilët, për datën e sotme 22.01.2024:

– Persona të arrestuar 20

– Gjendje të lirë 8

– Kërkim 2

Sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 820 gram cannabis sattiva

– ⁠15 ml vaj canabisi

– ⁠116 gramë kokain

– ⁠2 gramë Heroinë

– ⁠2 thika

– ⁠25 fishek model 54

– ⁠mjete 17

– ⁠telefona 34

Megaoperacioni vijon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!