Kanabis e ndarë në doza dhe baste sportive me celular, dy të arrestuar në Shkodër

schedule12:32 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 12:32 - 20 Dhjetor, 2023

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Mësohet se një 32-vjeçar ishte kapur në flagrancë duke ndarë sasinë e kanabisit, me qëllim ndarjen në doza. Ndërsa, 31-vjeçari është kapur duke vënë baste sportive, me celular.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Shkodër/Aksione të përditshme për të goditur veprimtaritë kriminale që janë fokusi i megaoperacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.

Kishte siguruar sasi cannabisi, me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Në pranga një 31-vjeçar që u kap në flagrancë duke vënë baste sportive, me celular.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe 3 celularë.

Vijojnë pa ndërprerje puna e inteligjencës policore, bashkëpunimi me qytetarët dhe kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre. Në këtë kuadër:

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, arrestuan në flagrancë shtetasin 32 vjeç, banues në Shkodër. Nga kontrollet fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën 32-vjeçarit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë të së cilës të ndarë në doza, me qëllim shitjen;

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, arrestuan në flagrancë shtetasin 31 vjeç, banues në Shkodër. Nga kontrolli në celularin e 31-vjeçarit, u gjetën faqe aktive, për vënien e basteve sportive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!