Kanabis dhe municione luftarake, bie në pranga bashkëpunëtori i 2 të arrestuarve në Fier

schedule13:23 - 5 Gusht, 2020

schedule 13:23 - 5 Gusht, 2020

Pas arrestimit të dy të rinjve disa ditë më parë në qytetin e Fierit, sot ka rënë në pranga edhe bashkëpunëtori i tretë.

Mësohet se 28-vjeçari  Klajdi Lamaj, ka  qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Ndërkohë, gjatë arrestimit të riut i janë sekuestruar 5.1 kg kanabis, municion luftarak dhe një sasi parash.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni antidrogë i koduar “Agimi”.

Shkon në 3 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

L., 28 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i 28-vjeçarit u bë pasi Prokuroria Fier ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas si bashkëpuntor në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, me shtetasit L. M dhe N.M (të arrestuar më datë 30 korrik 2020).

Gjatë operacionit u sekuestruan 5.1 kg kanabis, municion luftarak dhe një sasi parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!