Kampioni botëror i kikboksit, Maksym Kagal, është vrarë në frontin e luftës në Mariupol.
Ai ishte bërë pjesë e forcave speciale në njesinë ushtarake në Azov. Lajmin për vdekjen e sportistit e kanë bërë të ditur mediet ukrainase.
Ukrainian kickboxing champion killed in combat while defending Mariupol.
Maksym Kagal, ISKA kickboxing champion, was killed in the battle for the besieged city Mariupol, his coach reported.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 27, 2022
“Fli i qetë vëlla, toka është e jotja, do të hakmerremi”, ka thënë trajneri Oleg Skirt, cituar nga Ukrinform.
Kagal ishte kampioni i parë botëror i kikboksit në Iska (Shoqata Ndërkombëtare e Karatesë sportive) në ekipin kombëtar të Ukrainës./abcnews.al/