Kampioni i Europës që u bë reper: M’u neverit futbolli, duan vetëm robotë

schedule10:20 - 1 Maj, 2020

schedule 10:20 - 1 Maj, 2020

“E fillova sepse në fillim ishte qejf”, janë fjalët e para të Chinedu Ede, 33-vjeçarit kampion Europe në vitin 2009 me Gjermaninë U21, i cili e ka mbyllur me futbollin dhe tani tregon vuajtjet dhe urrejtjen që ka për mënyrën se si funsionojnë gjërat në futboll.

Tani ai i është futur botës së muzikës dhe ka publikuar video muzikore, që titullohet “Reflektim”. Brenda në të ka fraza të tillë si “Unë e urreja futbollin” dhe “Përballë 60 mijë tifozëve në Bundesliga, ndonjëherë humbisja”. Kjo ka zgjuar interesimin e medias dhe Ede ka folur.

“Në këtë industri, sepse futbolli me të vërtetë është një industri, ata thjesht duan robotë të përshtatshëm, të cilëve vazhdojnë t’u thonë të njëjtat broçkulla herë pas here. Gjithçka rreth futbollit, me gjithë ata zyrtarë, ma neveriti”, shton ish-futbollisti, i cili në Gjermani ka veshur fanellën e Mainz dhe Hertha Berlin.

Ede e vijon rrëfimin e tij për “T-Online”, teksa shton: 99 për qind Të lojtarëve që flisnin hapur dhe me ndershmëri i hoqën dhe i zëvendësuan shumë shpejt. Gjithçka ndodhte ma neveriti futbollin. Sigurisht kemi marrë shumë para për këtë, por në fund të fundit asnjë shumë nuk e justifikon sakrificën për të mos qenë vetvetja”.

I ngacmuar, nëse ajo që thotë, se nuk ka qenë vetvetja për shkak të drogës, Ede shton: “Në thelb ashtu është kuptuar. Ndonjëherë ju e humbni kontaktin me realitetin aq shumë sa doni t’i bëni gjërat të jenë si dëshironi. Ndaj është si një ilaç.

Pastaj ju luani dhe keni akoma një efekt të mbetur nga ilaçet. Nga ana tjetër unë nënkuptoj edhe faktin që luaja me qetësues gjithmonë. Kur pësoni një dëmtim, ju inkurajojnë të filloni stërvitjen më herët se sa duhet dhe kjo nuk është gjë e mirë për trupin tuaj, që nuk mund ta përballojë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!