Kampionët e Premier League vihen pas yllit të Serie A

schedule15:20 - 20 Shtator, 2022

schedule 15:20 - 20 Shtator, 2022

Manchester City po mendon për lojtarët që do të tentojë t’i transferojë gjatë merkatos së janarit. Drejtuesit e kampionëve të Premier League janë vënë tashmë pas ylit të Serie A.

Bëhet fjalë për Rafael Leao, i cili padiskutim ka “çmendur” skuadrat “big”, pasi shumë ekipe janë hedhur në aksion për të siguruar shërbimet e lojtarit të Milan.

I zgjedhur lojtari më i mirë i edicionit të fundit të Serisë A, sulmuesi 23-vjeçar vazhdon të qëndrojë në shërbim të Milanit.

Veç kësaj, fakti që kontrata përfundon në vitin 2024 shihet si një atraksion, pasi mund të ulë ndjeshëm kërkesat e kampionit italian. Kujtojmë se edhe Chelsea ka shfaqur interes për portugezin.

I stërvitur në Sporting, Rafael Leao po përfundon sezonin e tij të katërt në Milan. Në total, ai ka 30 gola dhe 25 asistime në 123 ndeshje.

Kujtojmë se më herët mediat italiane raportuan se ai është i interesuar për të qëndruar tek Milanit, por mbetet të shihet një gjë e tillë. /f.a/abcnews.al