Vitor Feijao pritet të zyrtarizohet te Shakhtyor Soligorsk. Kukësi ka pranuar ofertën e kampionëve të Bjellorusisë.
Braziliani, sipas Supersport, kalon te Shakhtyor Soligorsk në huazim me të drejtë blerje, ndërkohë që Kukësi merr 50 mijë euro për këtë lëvizje, me shpresën që ta shesë në fund të sezonit.
Feijao, autor i 6 golave në 32 ndeshjes në Superiore sezonin e fundit, ndodhet në Bjellorusi dhe ka kaluar vizitat mjekësore. / abcnews.al