Lirim Zendeli është piloti shqiptar, kampion i Formula 4. Ai që në moshën 11-vjeçare ka qene pilot në ‘Carting’.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Lirimi ka treguar se është shqiptari me këtë sukses në këtë sport dhe ndihet shumë krenar.
Sakaq, ai zbuluar se është në menaxhimin e një kompanie nga Monako dhe fal saj ka vazhduar karrierën në këtë sport.
“Problemi i parë në këtë sport është leku, financimet duhen. Talentin e kam por është goxha rrugë e vështirë për financim.
Nuk janë të gjithë pilota, po për ne është me rëndësi ta ndjejmë makinën dhe se çfarë bëjmë. Jam i pari shqiptar me këtë sukses në këtë sport dhe jam shumë krenar.
Unë kam një menaxhment nga Monako dhe fal atij ia nisa prapë me vazhdu karrierën sepse e kisha ndaluar në vitin 2021.
Unë shanset për të dalë në Formula 1 i kam, por nuk qëllimi për momentin”, u shpreh Lirimi./abcnews.al