Kampi në Gjadër/ Shkon në 4 numri i të larguarve, edhe dy emigrantë do rikthehen në Itali

schedule20:46 - 16 Tetor, 2024

schedule 20:46 - 16 Tetor, 2024

Ende pa u mbushur 24 orë nga mbërritja në kampin e Gjadrit, kanë filluar largimet e para të emigrantëve të ardhur nga Italia.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se dy emigrantë të tjerë do të rikthehen në Itali. Shkak mësohet se është bërë gjendja e tyre shëndetësore.

Më herët, u larguan edhe dy emigrantë, pasi ishin minorenë.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare azilkërkuesi do të marrë një përgjigje brenda katër javësh: nëse përgjigja do të jetë pozitive do të transferohet në qendrën e pritjes në Itali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!