Kampi i refugjatëve në Gjadër/ Nisin punimet, banorët: Emigrantët nuk janë shqetësim

schedule11:19 - 29 Mars, 2024

schedule 11:19 - 29 Mars, 2024

Në Gjadër të Lezhës kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve. Nga pamjet e siguruara nga ABC News, punimet janë në fazat e para.

Gazetari Gjergj Figuri raporton se refugjatët do të priten në një strukturë që do të ngrihet në Portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km në Gjadër, ku do të qendrojnë pa fat deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

“Zbarkimi i tyre do të bëhet në Shëngjin. Në hyrjen e fshatit Gjadër ka nisur ndërtimi i kampit, por dhe ndërtime të tjera që do të kryhen. Edhe për sigurimin e ujit të pijshëm,por edhe të elementëve të tjerë për ta bërë funksionale. Sipas burimeve, fillimisht do të ngrihet një mur rrethues 7 metra i lartë, kjo për të penguar daljen e mundshme të emigrantëve nëse do të ketë tentativa të tilla. Kjo është faza e parë. Sipas banorëve dhe informacioneve që ata kanë marrë, këto punime do të kryhen në muajin maj, për t’i hapur rrugë ndërtimit të struktruave të përkohshme që do të shërbejnë për akomodimin e emigrantëve.

Ka shumë banorë që nuk kanë kundërshti, mendojnë se me ndërtimin e këtyre strukturave, do të ketë gjallërim të zonës. Do të ketë mur të jashtëm rrethues, por edhe mur të brendshëm”, raportoi ndër të tjera gazetari Figuri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!