Dy persona kanë humbur jeten dhe 11 të tjerë janë lënduar në një aksident në Arizona, SHBA. Një kamion përplasi një grup ciklistësh pranë Phoenix.
Një zëdhënëse e policisë tha se burri që drejtonte kamionin qëndroi në vendngjarje dhe bashkëpunoi me autoritetet, por është ende e paqartë pse automjeti u përplas me çiklistët.
Lidhur me gjendjen shëndetësore të 11 të rriturve të tjerë të plagosur, autoritetet thanë se shumica e lëndimeve janë të rënda.
Sipas policisë, përplasja ndodhi pak para orës 8:00 të mëngjesit të së shtunës në urën Cotton Lane, një autostradë në Goodyear që ndodhet rreth 30 kilometr në perëndim të Phoenix. /abcnews.al