TIRANË- Aksident rrugor në Tiranë. Një 50-vjeçar ka humbur kontrollin e kamioni dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Policia thotë se shoferi ka mbeturi i plagosur dhe është dërguar në spital dhe ndihet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 18.02.2023, në Fushë-Prezë, shtetasi F. L., 50 vjeç, duke drejtuar mjetin (kamion), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, 50-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes/abcnews.al