Kamionët me vaksinën Pfizer nisen drejt Britanisë

schedule16:44 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 16:44 - 2 Dhjetor, 2020

Kamionët me dozat e para të vaksinës së koronavirusit Pfizer / BioNTech janë nisur tashmë për në Britani, pas miratimit për përdorim më herët sot nga rregullatori.

Mijëra doza të vaksinës kanë nisur “udhëtimin” e tyre nga fabrikat Pfizer në Belgjikë këtë mëngjes, vetëm disa orë pasi “drita e gjelbër” u dha nga Autoriteti Rregullator për Barnat dhe Produktet Shëndetësore (MHRA) , duke e bërë Britaninë vendin e parë në botën perëndimore që ka aprovuar përdorimin klinik të ilaçit.

Rreth 800,000 doza të vaksinës Pfizer do të jenë në dispozicion javën tjetër. Britania e Madhe tashmë ka porositur një total prej 40 milion dozash, me 10 milion që mbërrijnë në vend deri në fund të vitit 2020 dhe pjesa tjetër brenda vitit të ardhshëm. g.v/abcnews.al