Gazetari i “ABC” në Lezhë Gjergj Figuri, bazuar te burimet nga grupi hetimor që ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë urës së Bahçallëkut, mëson se kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes kanë kapur momentin kur qëllohet me silenciator Vinçens Piroli.
34-vjeçari u qëllua sapo zbriti nga makina. Autorët po e ndiqnin dhe e qëlluan dy herë në bark dhe shpatull. Drejt spitalit të Lezhës e ka dërguar personi me të cilin po udhëtonte në makinë përpara se të plagosej.
Pikërisht ky person sipas të gjitha gjasave ka parë të gjithë ngjarjen pasi ka qenë pranë vendit ku u qëllua. Por në momentin që e ka dërguar në spitalin e Lezhës me makinën që dyshohet se ishte “Ford” është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.
Lexo edhe: Kronologjia e atentatit kundër vrasësit: E ndoqën dhe e qëlluan sapo vuri këmbët në tokë
Vinçens Piroli gjatë rrugës nga Shkodra në Lezhë telefonoi familjen duke i njoftuar për atentatin dhe u kërkoi që të bëjnë shumë kujdes. Ndërkohë që fjalët e vetme që tha në spital e Lezhës ishin “më qëlluan me silenciator në Shkodër.
Lexo edhe: I plagosuri: Si më qëlluan pas shpine. Misteret e atentatit në Shkodër
Në Lezhë erdha se ndihesha më i sigurt”. 34-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, ku sot i është komunikuar masa e ndalimit.
Përpos hetimit për ngjarjen ku mbeti i plagosur, për Pirolin ka një urdhër arresti nga Mali i Zi për vrasje, por Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me fqinjin verior./ Abcnews.al