Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kamerat filmojnë gjithçka, momenti kur autori vendos tritol në makinën e policit në Durrës

schedule11:11 - 3 Shtator, 2021

schedule 11:11 - 3 Shtator, 2021

Makina e një efektivi policie shpërtheu me tritol mëngjesin e sotëm në Durrës. Gazetari Leoniadha Musaj ka siguruara për abcnews.al pamjet e momentit kur autori vendos lëndën plasëse.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar të gjitha lëvizjet e tij. Pasi vendos lëndën plasëse, ai largohet menjëherë me shpejtësi.

Ngjarja ndodhur rreth orës 6:25, në lagjen nr.17 të qytetit. Tritoli u vendos në mjetin në pronësi Lulëzim Kastratit, punonjës policie.

Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!