I vihet tritol makinës së policit në Durrës, disa të shoqëruar

schedule07:46 - 3 Shtator, 2021

schedule 07:46 - 3 Shtator, 2021

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit Lulëzim Kastrati, punonjës policie.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

g.v/abcnews.al