Kamenos: Marrëveshja për emrin kërkon 2 vite

schedule14:54 - 4 Korrik, 2018

schedule 14:54 - 4 Korrik, 2018

Ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, i cili më herët kërcënoi me bllokimin e ratifikimit të Marrëveshjes për emrin me Maqedoninë në parlamentin grek, ka shprehur bindjen se pakti historik do të hasë në pengesa edhe në Shkup. Në një intervistë për mediat greke ai tha se shqiptarët nuk do të lejojnë të cilësohen si qytetarë të një shteti të pastër sllav. Kamenos tha se për ratifikim e Marrëveshjes në Shkup nevojiten të paktën 2 vjet.

Panos Kamenos, ministër i Mbrojtjes i Greqisë: “Që kjo marrëveshje të vijë deri në ratifikim në parlament duhet të bëhen shumë hapa. Së pari zgjedhje në Shkup, sepse duhet të ndërrohet presidenti, të zgjidhet president i ri, pastaj referendum, pas referendumit të ketë shumicë në Kuvend, e cila do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, të bëhen ndryshime kushtetuese. Kjo sipas meje do të zgjasë më shumë se dy vite. Unë nuk besoj se shqiptarët do të pranojnë të jenë qytetarë të një shteti të pastër sllav”.

Ndërkaq për ratifikimin e marrëveshjes në parlamentin grek, Kamenos  këmbëngul se duhet të sigurohen 180 vota. Në të kundërt, ai kërkon mbajtjen e një referendumi ose zgjedhjeve të reja politike. Në këtë mënyrë, ministri i mbrojtjes njëkohësisht lideri i partisë Grekët e Pavarur, kërcënon të rrëzojë qeverinë e kyreministrit Aleksis Tsipras. Megjithë këto zhvillime, shefi i qeverisë së Athinës, shprehet shumë i bindur se i ka votat në parlament për të ratifikuar akordin me Shkupin dhe refuzon mbajtjne e referendumit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!