Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kamberi: Rezistenca e Ukrainës, ‘acaruese’ për Putin/ Krisafi: Qëllimi i Rusisë, testimi i kapaciteteve dhe armatimeve

schedule21:48 - 21 Maj, 2026

schedule 21:48 - 21 Maj, 2026

Eksperti Geron Kamberi ka deklaruar se zonat ku janë përqendruar operacionet ushtarake në Ukrainë kanë qenë prej vitesh nën vëzhgim të shërbimeve inteligjente dhe janë kthyer në objektiva pas përshkallëzimit të konfliktit në shkurt 2022.

Sipas tij, pritet një kundërgoditje nga Rusia, ndërsa sulmet e fundit tregojnë një rritje të intensitetit dhe të viktimave në terren.

Kamberi thekson se lufta po zhvillohet si përballje më e gjerë me Perëndimin, ndërsa mbështetja ushtarake perëndimore për Ukrainën ka ndikuar në ecurinë e konfliktit.



“Zona ku janë fokusuar operacionet ka 12 vite si qendër e shërbimeve inteligjente. Pas sulmit të shkurtit 2022 është vend i synuar. Duhet të presim kundërgoditjen nga ana e Rusisë. Përgjithësisht kryeqytetet janë ruajtur dhe sulmi para dy javëve tregoi një përshkallëzim edhe në nivelin e viktimave.

Nga Putin ka një acarim sepse nuk e prisnin këtë rezistencë nga ana e Ukrainës. Këto 4 vite e dinë që po luftonin me Perëndimin përballë, vendet e BE-së që nuk e kanë fshehur qëllimin e tyre për mbështetje ndaj Ukrainës. Ukraina ka pasur pjesën më të madhe të sulmeve për shkak edhe të mbështetjes nga Perëndimi me armë me teknologji amerikane që blihen nga fondet e BE.”

Analisti Ledjon Krisafi tha se Ukraina vijon sulmet me rreze të gjatë veprimi, ndërsa lufta po shërben edhe si zonë testimi për armatime të ndryshme nga palët e përfshira në konflikt.

Krisafi thekson se për Rusinë qëllimi i këtyre zhvillimeve është edhe testimi i kapaciteteve dhe krijimi i panikut, duke shtuar se përgjegjësia nuk mund t’i atribuohet një pale të vetme.

“Ukraina vijon sulmet me rreze të gjatë veprimi. Në Ukrainë niveli i rrezatimit ka qenë më i madh, lufta janë edhe zona testimi armatimesh, çdo shtet, Rusia sidomos, teston armatimet. Bashkimi Sovjetik kishte sasi të madhe uraniumi të varfëruar që përdorej, është test për rusët. Për Rusinë qëllimi është testimi dhe paniku, por faj të dikujt nuk ka.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!