“Kam studiuar në piano që 6-vjeç”, Rrëfehet Silva Skënderi: Jemi brez që as me kukulla nuk kemi luajtur

schedule15:10 - 13 Qershor, 2024

schedule 15:10 - 13 Qershor, 2024

Silva Skënderi, një nga pianistet më aktive në Shqipëri ka rrëfyer vitet e saj në skenë e Operas. Ajo tha se për të ishte një vlerësim shumë i madh, pasi për këtë profesion ishte investuar që në moshë të vogël.

E ftuar në emisionin ‘Pas Mesnate’, Silva theksoi se ndryshe nga moshatarët e saj, ajo nuk e kishte shijuar fëmijërinë, pasi ishte ushtruar gjatë gjithë kohës në piano.

“Për kohën që ishte dhe flasim për vitet e vështira 95-96, ku ndryshoi sistemi dhe institucionet ishin në një gjendje kaotike, të kishe një vend pune në profesionin tënd ishte një fat shumë i madh. Edhe unë mundësinë për të punuar në profesionin tim, atë për të cilën unë kisha studiuar që 6 vjeç, nuk është pak, dimër-verë.

Unë them gjithmonë që ne jemi një brez që as me kukulla nuk kemi luajtur, nuk kemi bërë fëmijëri, gjithmonë e kam vlerësuar maksimalisht. Nëse për kohën të gjithë vlerësonin anën ekonomike të një profesioni për mua, ajo ka qene gjeja e fundit, ishte pasioni dhe vlerësimi që njeriu që i bën profesionit të vetë dhe investimit më të rëndësishëm që ka bërë në jetën e tij, për t’u bërë dikushi”, u shpreh artistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!