Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, mjeku i njohur, Agron Abrashi ka zbuluar se ka shkelur 150 vende në katër kontinentet. Ai thënë se kjo dëshirë i lindi kur mbaroi gjimnazin në San Francisko dhe donte të zhvillohej kulturalisht dhe shpirtërisht.
“Rrugëtimin e parë e kam nisur nëpër Europë, duke filluar nga Austria, Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe pastaj në 1973 jam zgjedhur në programin e ndërrimit të studentëve, kam kryer gjimnazin në San Francisko në Kaliforni, në vitin 1974 kam marrë diplomën e gjimnazit dhe aty më është hapur mendja dhe diapazoni. Kam parë që bota është shumë e madhe. Ta krahasosh Gjakovën me San Franciskon është një contrast shumë i madh dhe nga aty kam vendosur që unë do të iki jashtë, jo vetëm për shkak të anës materiale, por që unë të zhvillohem kulturalisht, në aspektin e udhëtimeve, në aspektin e kushteve etj. Këtë gjë e kam gjetur në Zvicër”.
Nga udhëtimet e tij, mjeku ka veçuar si vendin më të bukur Hauain në Amerikë, ndërsa për jetuar do të preferonte Zelandën e Re.
“Udhëtimi më mbresëlënës nga këto 150 vende, mund të them ka qene Hauai në Amerikë, po ashtu udhëtimi në Japoni ka qene mbresëlënës, kulturë e veçantë. Mandej, në Zelandën e Re, ku si shtet më ka pëlqyer shumë, por është larg. Më pëlqen shumë për të jetuar atje, ka dhe alpet për ski, por ka dhe oqeanin, i ka të gjitha dhe është një ndër vendet me kualitetin e jetesës më të lartë në botë, Australia po ashtu.
Në Europë, unë jetoj në Zvicër në vendin më të bukur në botë, vendi i organizuar, vend i qetë, ku fliten mbi katër gjuhë, etj”./abcnews.al