Prej vitesh, Soni NRG është një emër që shkakton shumë zhurmë në ekranet shqiptare.
Së fundmi, i ftuar në ABC e Mëngjesit, ai ka rrëfyer gjithçka nga fillimet me grupin The Dreams dhe deri tek marrëdhëniet me vajzat e famshme të showbizit.
Në një moment, i pyetur nga moderatori Alban Musa nëse ka qenë ndonjëherë në një lidhje dashurie me një vajzë të njohur, ai e ka pranuar. Madje ka deklaruar me plot humor se bëhet fjalë për motrën e Arjan Çanit, por që më pas është shprehur se e gjitha kjo ishte në kuadër të shakas, pasi moderatori nuk ka motër.
“Kam pas marrëdhënie me një vajzë që nuk është e përfshirë drejtpërdrejt te showbizi, por vëllai i saj është i njohur. Femra me të cilën unë kam kaluar shumë mirë, mbi 3-4 vjet lidhje është motra e Arjan Çanit.”, ka thënë Soni. l.k/abcnews.al