“Kam punuar me trajnerë të mëdhenj, ju tregoj cili më bëri futbollist klasi”

schedule17:17 - 11 Gusht, 2020

schedule 17:17 - 11 Gusht, 2020

Toni Kroos është prej vitesh një nga mesfushorët më të mirë në botë. Gjermani ka punuar me shumë trajnerë të mëdhenj, duke filluar nga Jupp Heynckes, Pep Guardiola, Carlo Ancelotti dhe Zinedine Zidane.

30-vjeçari i Real Madrid, në një prononcim për SportdBild, zbulon më të mirin dhe ai është Heynckes, patrioti i tij. “Më duhet të pranoj se kam pasur shumë trajnerë të nivelit të lartë. Viti që kalova me Pep Guardiolën ishte i shkëlqyer, më përmirësoi shumë puna me të.

 

Jupp Heynckes dhe Toni Kroos kur ishin pjesë e Bayern Munchen

Sezonet te Reali me Zinedine Zidane, kanë qenë plot triumfe dhe më të suksesshmit. Por, nëse më duhet të zgjedh se kush është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, ai është Jupp Heynckes.

Më ndihmoi të fitoj një post titullari te Bayerni dhe falë tij u bëra lojtar i klasit të parë“, deklaron futbollisti gjerman i “Los Blancos”. /abcnews.al