“Kam punuar dhe si murator”, Kledi Kadiu rrëfen fillimet dhe peripecitë që ka kaluar në Itali

schedule14:28 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 14:28 - 7 Dhjetor, 2020

Kledi Kadiu ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Itali. I larguar që prej viteve ’90 drejt shtetit fqinj, për balerinin shqiptar nuk ka qenë aspak i lehtë ky rrugëtim.  Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kledi ka treguar se në fillimet e tij bënte çmos që të mos tregonte nga vinte, pasi shqiptarët paragjykoheshin shumë.

Ndër të tjera, balerini shqiptar ka rrëfyer për “Special Edition by Arjola” se në fillim është detyruar të punojë edhe si murator për të përballuar jetesën në vendin fqinj. “Në Itali ishin sakrifica të tjera, sakrifica larg prindërve në moshë shumë të re, eksperienca e parë që nuk dije si ta përballoje jetën e një emigranti në fillimet e saja. Punimet e ndryshme jo vetëm në zanat por dhe në punë të tjera për ti bërë ballë jetës.

Kam punuar si murator, ndihmonim personat që kishin nevojë për të ndërtuar. Ja gjithë këto janë sakrifica, por këmbëngulja dhe pasioni kur ke për zanatin kalon çdo gjë dhe sot të duken sikur ke kaluar një urë me shumë pengesa të vogla”, tha Kadiu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!