“Kam pasur fëmijëri të bukur”, rrëfehet Shundi: Më quanin ‘djali i beut’ ose doktorit, kishte një lloj ngarkese negative

schedule10:39 - 31 Maj, 2024

schedule 10:39 - 31 Maj, 2024

Aktori dhe regjisori i 95 roleve, Naun Shundi ka rrëfyer fëmijërinë e tij të bukur. I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai e ka cilësuar një fëmijëri normale, pasi nuk ka vuajtur nga shumë pikëpamje.

Nauni ka zbuluar se vinte nga një familje me një gjendje të mirë ekonomike, pasi i ati ishte mjek dhe nëna rrobaqepëse. Madje, ai ka thënë se e cilësonin si ‘djali i beut’ me një ngjyrim negativ, pasi ishte topolak, gjithashtu dhe djali i doktorit.

“Unë them që kam pasur një fëmijëri normale, me një familje normale, pra nuk kam vuajtur kur kam qene femijë. Edhe nga pikëpamja ekonomike, babai im ishte doktor, ndërsa mamaja rrobaqepëse. Ishin persona me të ardhura të mjaftueshme për atë kohë, për një familje normale. Natyrisht që ruaj kujtime të mrekullueshme nga fëmijëria.

Ka qene një lloj mentaliteti në atë kohë që këta djemtë që ishin pak më të shëndetshëm, pak topolakë, quheshin “djali i beut”. Në kuptimin që kur ishe djali i beut, bëheshe fjalë para çlirimit, kishe për të ngrënë shumë mirë në raport me djalin e një fshatari apo të një punëtori. Ishte një lloj përkëdhelje, por kishte dhe një lloj ngarkese negative, sepse djemtë e beut në qoftë se ju mbani mend filmat shqiptarë, ku herë pas here ka dhe personazhe bejlerësh ose fëmijë bejlerësh, trajtoheshin si personazh negativ, pra djali i beut ishte një djalë i përkëdhelur, kapriçoz, individualist, mendjemadh, sepse ishte mësuar nga i ati dhe beu ka qene shumë i keq për atë kohë. Kështu që kishte dhe një lloj ngarkese negative ky ‘djali i doktorit’.  Në atë kohë pak mjekë ka pasur, ti thuash sot një fëmijë, djali i doktorit është jashtëmendshësh, se ka me mijëra doktorë, në atë kohë ishin me gishta dhe prandaj cilësohej ‘djali i doktorit’”, rrëfeu aktori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!