“Kam pasur adrenalinë si panterë”, Albi Nako akuza koreografes: Nuk e kishit mendjen te kërcimi

schedule22:06 - 9 Tetor, 2021

schedule 22:06 - 9 Tetor, 2021

Një debat shumë i nxehtë është krijuar mes dy prej anëtarëve të jurisë në Dance Reality Show “T’ka mami yll”.

Bëhet fjalë për kryetarin e jurisë, Albi Nako dhe koreografen e njohur, Riselda Sejdia.  Gjithçka ka nisur teksa komentonin sfidën e radhës të fëmijëve dhe kanë kaluar pas në kohë, duke kujtuar vitet kur performonin së bashku.

Ka qenë Albi që e ka akuzuar brezin e Riseldës si brez pozaxhinjësh me një adrenalinë lejlekësh.

Nga ana tjetër koreografia nuk ka nguruar t’i përgjegjet, duke e krahasuar veten me një panterë të zezë.

Debati i plotë:

Albi Nako: Unë di të them që ju në përgjithësi keni një energji të paparë si brez. Gjë që unë nuk e kam hasur edhe në fillimet e mija të karrierës me balerinët që kam pasur, biles edhe në kohën tënde Risi kur ti kërceje dikur për trupën që unë drejtoja atëherë. Nuk e keni pasur këtë adrenalinë.

Riselda Sejdia: Adrenalinën e këtij brezi që po vjen besoj, për këtë po flasim besoj?

Albi Nako: Ju keni pasur adrenalinë lejlekësh, ku di gjë unë.

Riselda Sejdia: Unë di që kam pasur një adrenalinë prej pantere të zezë dhe vazhdojë ta kem akoma dhe më shumë.

Albi Nako: Unë kam përshtypjen që gjërat që lëjnë gjurmë në jetë, i lënë gjurmët përjetësisht dhe do të mbaheshin mend përjetësisht. Edhe me thënë të drejtën në brezin tuaj atëherë dhe çfarë ka vijuar edhe më pas, nuk mbaj mend element të talentuar si po përkoj me këtë lloj brezi. Kështu që ndaç të të vij inat ty, ndaç të mos të të vij.

Riselda Sejdia: Mua nuk më vjen inat se unë kam ndejtur shumë pak në trupën tënde.

Albi Nako: Po të kishe ndenjur më shumë çfarë do të thoshte?

Riselda Sejdia: Do kishe më shumë kohë për të më njohur.

Albi Nako: Po mirë një vit, nuk ishte pak.

Riselda Sejdia: Di që edhe brezi jonë ka qenë ulërimë. A t’i përshëndesim pak atë brezin që sapo e shave?

Albi Nako: Më vjen keq po unë nuk shava asnjë brez, këtij brezi këtu që është aktualisht juve t’i merrni të keqen edhe të kuqen. Unë di të them që ky është një brez që kërcejnë në të vërtetë, ndërsa brezi juaj atëherë ishte më shumë një brez pozaxhinjësh, sesa një brez që prodhonte kërcim të vërtetë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!