Barbana Dini ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për rrugëtimin e saj në muzikë. Këngëtarja e mirënjohur u ndal dhe tek hapat e parë drejt skenës muzikore, teksa rrëfeu që një ndikim ka patur dhe kultura muzikore shumë e pasur shkodrane.
“Ka ardhur krejt natyrshëm. Ka qenë një talent që është zbuluar më vonë sepse kam filluar në një moshë shumë të vogël. Nuk ka qenë e indoktuar, prindërit na kanë lënë të lirë në zgjedhjet tona përsa i përket rrugës që do merrnim në jetë. Kam qenë në shkollë dhe mësuesja e muzikës pasi dihet që Shkodra ka patur një investim të madh në talentet e teja, dhe zgjidheshin në klasat e muzikës, pastaj kalova në qendrën kulturore të fëmijëve në Shkodër.
Aty ka filluar, ishte mësuesja e muzikë që më spikati. Është krijuar ajo ideja që të gjithë në Shkodër këndojnë. Këngëtarët kalojnë nëpër një sitë shumë të fortë, ne ishim thjesht fëmijë dhe që në atë kohë që të stonoje ishe menjëherë jashtë konkurrimit apo pranimit në festival. Kam marrë shumë nga Shkodra duke qenë se jam rritur në një ambient me muzikë të mirë dhe me kulturë. Janë të gjitha gjërat që ndikojnë dhe në rritjen e një personi. “, u shpreh Barbana. /abcnews.al