“Kam kokë katundari, kur e dua një gjë, e bëj”, këngëtarja shqiptare flet për ndryshimin drastik në fizik

schedule15:50 - 3 Tetor, 2022

schedule 15:50 - 3 Tetor, 2022

Linda Halimi është përfolur shumë për ndryshimin e madh që ka pësuar në fizik. Këngëtarja, e cila jeton prej vitesh në SHBA, ka dhënë së fundmi një intervistë për Aldo Morning Show” ku u ndal dhe te ndryshimi që ka pësuar. Ajo tha se ka “kokë katundari” dhe nëse do ta bëjë një gjë, e bën.

Pjesë nga biseda:

Aldo: Ti je një nga shembujt e vullnetit.

Linda: E kam kokën e katunarit, kur them e bëj, e bëj.

Aldo: Ti je një nga shembujt se si njerëzit me vullnet mund të arrijë diçka. Vitet e kaluara unë të mbaj mend edhe të arrijë njeri me vullnet të mbërrijë në këtë shndërrim për mirë… Pleqtë thoshin mbaje shok atë që arrin të lerë duhanin dhe të dobësohet pa ndërhyrje. Dhe pas shumë vitesh ti mendjen aty prapë tek ushqimi?

Linda: Po unë tani do ha gjithmonë. Unë ha vetëm se kontrolloj porcionet, kaloritë dhe nuk ha në kohë të caktuar, është si agjërim, në orën 6 karbohidratet i ndaloj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!