Erald Lakti është një nga lojtarët më interesantë shqiptarë. 20-vjeçari shkodran luan si mesfushor, ka lindur në Itali dhe është pjesë e Fiorentinës, ku ka fituar Kupën e Italisë si kapiten i të rinjve. Sezonin e kaluar u aktivizua në tre ndeshje miqësore nga Vincenzo Montella.
Klubi nga Firence e huazoi te Gubbio në gusht, skuadër që garon në Serie C. Lakti ka luajtur me kombëtaret e moshave të Shqipërisë dhe pret debutimin me skuadrën U21. Për të ardhmen nuk ka dyshime dhe thekson për “Fan Zone” se do zgjedhë kuqezinjtë përpara vendit ku ka lindur.
KOMBËTARJA – “Origjinën e kam nga Shqipëria dhe gjakun e kam shqiptar, kjo është zgjedhja ime. Te U-19 isha vitin e kaluar, sivjet luajta me U20, por tek U-21 akoma jo. Dëshiroj që të kap edhe ekipin e parë të Shqipërisë”.
LAKTI – “Seria C është e fortë si në Angli, pasi arbitri nuk vërshëllen shumë. Unë si shembull kam Gattuson. Kjo pasi trajneri që kam pasur më ka thënë: ‘Ti je si Gattuso‘”. /abcnews.al