“Kam dhënë jetën në shkollë”, rrëfehet legjenda e baletit shqiptar: Nuk kam për ta harruar Agron Aliajn, ja si nisi gjithçka

schedule09:46 - 8 Nëntor, 2024

schedule 09:46 - 8 Nëntor, 2024

Nermin Strazimiri është legjenda e baletit shqiptar, që njihet nga të gjithë si zysh Piti, pasi ajo ka nxjerr breza të tërë balerinësh, të cilët sot kanë pushtuar skenën jo vetëm shqiptare, por dhe të botës.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka rrëfyer jetën e saj mbi puante. Strazimiri është ndalur dhe te fillimet në fëmijëri, kur pasioni dominoi mbi lodhjen.

“Shkolla e baletit për mua është shtëpia e dytë. Unë nuk ndërroj asgjë me shkollën e baletit. Aty u rritëm, aty u formuam, aty dhamë eksperiencën tonë. Kështu që është e pazëvendësueshme. Kënaqësi që nxënësit e mi, Bela që është drejtoreshë, Teuta, Rudina, të gjithëve i kam dhënë mësim dhe është një kënaqësi për mua kur i shoh që vazhdojnë rrugën time.

“Në lagje kam pasur shtëpinë e nënës së vetë Ganimete Vendresha dhe ajo kur do hapej shkolla, na thotë neve, hajde se do hapim shkollën e baletit dhe ne 5 goca ishim të një lagje, shkuam na provuam dhe na morëm. 10 goca kemi hyrë dhe më pas disa e lanë pas një viti, nuk e përballuan dot sepse është profesion me lodhje. Ne ishim të parët. Ishte e vështirë, ne ishim 10 vjeç kur hymë, por e kishim me pasion dhe po e pate me pasion çdo gjë arrihet.

Mami im nuk kishte paragjykime dhe as shoqëria nuk kishte paragjykime që ne si vajza merreshim me balet”, u shpreh ajo.

Më tej, mjeshtrja e baletit e emocionuar foli dhe për profesorët e saj, të cilët e kanë ndihmuar që sot të jetë në këtë pozicion. Ajo nuk nguroi të shprehte mirënjohjen për ta, veçanërisht për të madhin Agron Aliaj.

“Profesorin tim Agron Aliaj e kam idhull, Skënder Selimin, të gjithë ata që na jepnin mësim. Ata na dhanë jetë, na dhanë profesionin. Nuk i harroj kurrë. Agroni ka qenë i rreptë në mësim dhe i dashur shumë. Ne kemi qene shumë fëmijë të edukuar. Këpusim lule të Kryeministria dhe ia linim te piano, sepse ishim 10 vjeç. Kam kujtime shumë të paharrueshme dhe nuk i harroj dot”, shtoi Strazimiri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!