Një nga 12 personat që u zhdukën tre ditë më parë si pasojë e një zjarri të rënë në skajin e anijes “Euroferry Olympia” , është shpëtuar dhe nxjerrë nga anija.
Mediat greke bëjnë me dije se pasagjeri i shpëtuar është një 21-vjeçar bjellorus, i cili tashmë është zbarkuar në një varkë dhe pritet të japë informacion për çdo person tjetër që mund të jetë në bord.
Ai dyshohet se është ngjitur vetëm në kuvertë dhe prej andej ekuipazhet e kanë zbritur. Menjëherë sapoaika dalë nga anija ka thënë se është e pabesueshme që është gjallë.
“Më thuaj që jam gjallë”, ka pyetur ekuipazhin e shpëtimit.
Ndërkohë në lidhje me të bllokuar të tjerë brenda anijes, ai është shprehur se mund të ketë të tjerë të mbijetuar.
“Kam dëgjuar zëra të tjerë“.
Ndërkaq kujtojmë se vijon puna për kërkim shpëtimin e 11 të tjerëve që vijojnë të jenë në anije. /abcnews.al