Muzikologia e njohur, Ilirjana Dema ka bërë një rrëfim tepër të ndjerë në emisionin “Pas Mesnate”. Ajo ka treguar se hoqi dorë nga violina dhe shkak për këtë është bërë një përvojë që ka pasur me profesorin e saj, Gjergj Pekmezi.
Dema e ka konsideruar si dështimin e saj më të madh, i cili ka bërë që ajo të dojë dhe të vrasë veten. Madje, artistja ka theksuar se ka kaluar në vdekje klinike.
“Mbaj mend që në kopsht, natyra ime dallohej nga fëmijët e tjerë dhe ishin edukatoret e kopshtit që i thanë mamasë që vajza juaj ka vesh për muzikë. Unë nuk kam konkuruar në Liceun Artistik, vitin e parë, sepse kam qene një fëmijë tmerrësisht dinamik dhe është një detaj i bukur ky, por unë nuk mund të konkuroja me dorën, këmbën dhe kokën të fashuar.
Deri në klasën e tetë, gjithçka me violinën shkonte mirë, pasi programi nuk ishte aq shumë i avancuar në aspektin teknik. Kur hyra në shkollë të mesme, më hoqën nga një profesor dhe më caktuan nga një mësuese të re, violiniste të talentuar dhe unë me dëshirën time shkova te Gjergj Pekmezi, një profesor shumë i mirë. Ndonjëherë, njeriu nuk e di se çfarë i bën vetes. Unë me pedagogët e mi, kam krijuar një marrëdhëniet të mira në përgjithësi, por me Gjergj Pekmezin kam pasur përvojën më të hidhur të jetës sime. Mënyra e komportimit të tij me mua ishte e tillë…
Madje, disa herë kam dashur të vrasë veten. Isha shumë sedërprekur. Ishte vendimi për t’u shkëputur nga violina, dështimi i parë i jetës sime. Të pajtohesha me këtë dështim unë arrita në vdekje klinike”, u shpreh ajo./abcnews.al