“Kam aplikuar që në 2006 për lejen e legalizimit”, shkodrania në “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”: Korrupsion i paparë

schedule09:23 - 24 Mars, 2023

schedule 09:23 - 24 Mars, 2023

Të shumta kanë qenë telefonatat edhe këtë të premte në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC News.

Ndër të tjera, një qytetare nga Shkodra, ka shprehur shqetësimin në lidhje me legalizimet. Ajo ka thënë se ka që vitin 2006 që pret për lejen e legalizimit, po nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

Ju flas nga Shkodra dhe kam një shqetësim në lidhje me legalizimet në Shkodër. Shqetësimi im është që legalizimet në Shkodër kanë që në 2006 që janë bërë aplikimet dhe në mënyrë absolute nuk merren lejet e legalizimit. Sjellin ekspertë sot pas 6 muajsh dhe nuk kthejnë asnjë përgjigje. Mendoj që është një korrupsion i paparë, pa para nuk bëhet legalizim në mënyrë absolute asnjë shërbim, asnjë regjistrim. Fakti që ke 16 vjet duke pritur brenda rregullave. Kam arritur në këtë konkluzion”, u shpreh qytetarja./abcnews.al