“Kam 5 ditë me shenja të Covid-19, s’më bëjnë tamponin”, Berisha publikon denoncimin e qytetarit

schedule16:53 - 5 Korrik, 2020

schedule 16:53 - 5 Korrik, 2020

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari. Në një regjistrim audio të publikuar nga Berisha në Facebook, dëgjohet teksa qytetari shprehet se prej pesë ditësh është me simptoma të Covid-19, ndërkohë që nuk i përgjigjen autoritetet shëndetësore.

Ai kërkon të bëjë tamponin, ndërsa thotë se 127 dhe mjeku familjes nuk i janë përgjigjur.

“Kam pesë ditë që vuaj nga Covid. Kam shenjat e Covid, kam njoftuar të gjithë shtetin shqiptar. Nga 127, ministria e Shëndetësisë dhe deri te mjeku i familjes dhe nuk më përgjigjen të më vijnë të më bëjnë tamponin. Jetoj vetëm në Tiranë. Të lutem më ndihmo, të më vijnë të bëjnë tamponin”, dëgjohet të thotë qytetari, ndërsa i kërkon Berishës ta ndihmojë.

Ish-kryeministri në komentin  e tij e quan skandaloze braktisjen e të sëmurit.

“Braktisje kriminale skandaloze e të sëmurit me covid! Dëgjoni thirrjen e tij! Turpi! Krim!”, shkruan Berisha. /abcnews.al