Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici është lënë në burg nga GJKKO ditën e sotme, ndërsa vajza e përfshirë në skandal, Alma Kaçi në “arrest shtëpie”.
Kaçi në seancën gjyqësore është shprehur se është viktimë, teksa shton se kishte një projekt që merrej me kafshët dhe se në shtëpi mbante 20 qen.
Në lidhje me videon, ajo është shprehur se e ka bërë pasi herën e parë që ka takuar Gjicin e ka ngacmuar.
“Jam viktimë. Kisha projekt. Merem me qentë, kam 20 qen në shtëpi. E bëra videon sepse herën e parë më ngacmoi dhe vendosa ta flmoja” ka thënë Kaçi.r.t/abcnews.al