Ka përfunduar seanca e nisur prej orës 10 për “Inceneratorin e Fierit” dhe Gjykata ka vendosur kalim për gjykim të dosjes.
Të akuzuar për këtë aferë janë ish-ministri, Lefter Koka, ish-deputeti, Alqi Bllako, ish-zyrtare i FSHF, Arben Dervishaj dhe disa zyrtarë të tjerë.
Në seancën e parë të themelit pritet të shqyrtohet kërkesa e avokatëve për gjykim të shkurtuar, për këta të pandehur.
Gjykata ka pushuar hetimet vetëm për Robert Shabanin, me argumentin se është dënuar njëherë.
Akuzat ndaj të akuzuarve janë tre, “Shpërdorimit të Detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave”.
Të gjithë personat e përfshirë, përveç Etleva Kondit kanë kërkuar që procesi ndaj tyre të zhvillohet më gjykim të shkurtuar, ç’ka do të thotë në rast se ata do të gjendet fajtor pritet të përfitojnë ulje të dënimit me 1/3, bën me dije gazetari i ABC News, Ermal Vija.r.t/abcnews.al