Për rreth 3 orë Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancë për drejtuesin e Gjykatës së lartë Xhezair Zaganjori, gjykatë kjo e mbetur me dy gjyqtarë. Komisioneri Publik Florian Ballhysa ka kërkuar edhe njeherë shkarkimin e Zaganjorit me argumentin se nuk ka burime të ligjshme për krijimin e 4 pasurive.
Gjithashtu komisioneri Publik u shpreh në seancë se Zaganjori ka shmangur pagimin e detyrimeve tatimore dhe nuk ka pasur burime të ligjshme për të paguar shkollimin e djalit në Gjermani. Sipas komisionerit, Florian Ballhysa problemet e drejtuesit të gjykatës së lartë lidhen me një shtëpi, një dyqan, një zyrë, garazh dhe një bibliotekë. Pas daljes nga Kolegji Xhezair Zaganjori u shpreh se komisioneri nuk ka paraqitur në këtë seancë të njejtin raport që ka dorëzuar kur ka bërë ankiminin.
Drejtuesi i Gjykatës së Lartë që tashmë do të vijojë betejën e tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, komentoi edhe krijimin e një gjykatë të Lartë provizore, për të mos penguar vijimin e punës. Ndërsa numri i dosjeve të mbetura kapicë është rritur.
Xhezair Zaganjori gjatë seancës dha sqarime për shtëpinë ku jeton duke shpjeguar se ajo pronë ishe e bashkëshortes dhe është ndërtuar në 1997 kjo e dokumentuar edhe me foto gjatë ndërtimit e banimit ndër vite aty. Zaganjori u shpreh se tashme i mbetet Kolegjit në dorë nëse do që ti pranoj apo jo provat e paraqitura prej tij. Për shkak të provave të reja që u dorëzuan nga Kreu i Gjykatës së Lartë, kolegji e shtyu seancën e rradhës për në 10 korrik në orën 09:30, për ti dhënë kohë Komisionerit Publik që të shprehet në lidhje me provat./ABC News Albania 24/7