Kalo apel të rinjve: Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi, rrezikoni shëndetin tuaj e të prindërve

schedule07:33 - 2 Gusht, 2020

schedule 07:33 - 2 Gusht, 2020

Mjeku i njohur Tritan Kalo në kohën kur në vendin tonë vijojnë të jenë shifra të larta të personave të infektuar me Covid, vijon të bëjë apel për sa më shumë kujdes.

Kalo mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur me një apel për të rinjtë ku kërkon që të mos grumbullohen shumë nëpër plazhe e mjedise dëfrimi pasi rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të prindërve.

Ndër të tjera mjeku shkruan se jeta është e pakuptimtë e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ardhmërinë e Trojeve Arbërore.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane….2.08.2020….Vera dhe temperaturat e saja përvëluese po kompensohen me daljet në vëndet me malore të pyllëzuara me pisha e jo vetëm, ku Ozoni i çliruar prej tyre është një faktor ndihmës i yni në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19…..

Në 7 vite këto pisha të mbjella në oborrin e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT/Covid-1 kanë hedhur shtat….T’a heqim sopatën apo nagaçen nga brezi ynë, dhe në vënd që t’a shpyllëzojmë këtë vend nga pishat e tija si në bregdet dhe në mal, le të rifitojmë kulturën e rimbjelljes së tyre…..Të rinjtë e rë rejat tona le të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube dhe të miqësohen edhe me shumë me natyrën, duke e rigjallëruar atë me mbjelljet e këtij druri dobiprurës….

Nëse një i ri mbjell sot 2-3 pisha në 20 – 25 vitet e ardhshme i sigurojnë brezit më të ri, një jetë në një mjedis më cilësor e më pak të ndotur, sikundër brezat tanë menduan për ta duke u mbjellë miliona e miliona fidanë përgjatë Muajit Dhjetor të çdo viti kudo nëpër Atdhe…..

Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi…..rrezikoni shëndetin tuaj, POR jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ardhmërinë e Trojeve Arbërore…..Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre….

Ne jemi në punë të përkushtuar për ruajtjen dhe përkujdesin ndaj shëndetit tuaj, POR edhe personeli i Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm e ka të domozdoshme rigjenerimin e energjive dhe pushimet, sepse shumica janë prindër dhe duhet të kujdesen edhe për pushimet e shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vetveten.….besimi dhe mirëkuptimi reciprok e bën edhe më të mundëshme, përballjen me sfidën ndaj Sars-C0v2/Covid-19, me sa më pak humbje jetësh njerëzore dhe lëndimesh jo të pakta që mundet të krijojë kjo sëmundje në organizmat tanë….Together forever!!!/abcnews.al