Kallëzim Penal për 5 policët që dhunuan 15-vjeçarin, nëna e djalit: Po të jetë e mundur deri në Hagë do ta çoj

schedule22:05 - 17 Maj, 2020

schedule 22:05 - 17 Maj, 2020

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat ka thirrur për të marrë në pyetje 15-vjeçarin e dhunuar, të premten tek parku i liqenit.

Zaida Çobo ka bërë kallëzim penal për 5 efektivët që rrahën djalin e saj të mitur.

Në një intervistë për ABC News zonja Çobo ka treguar atë çfarë ka deklaruar përpara specialistëve të SHCBA-së.

“Faktikisht ishin më shumë të interesuar për sjelljen e policëve, normalisht edhe për pjesën psikologjike të fëmijës”, tha ajo.

Nena  e adoleshentit tregoi se djali ankohet shpesh për dhimbje koke dhe qafë.

Ndërkohe 15 vjecari vazhdon trajtimin me psikolog, për shkak të traumës që ka kaluar.

Zaida Çobo kërkon drejtësi për dhunën e ushtruar ndaj djalit të saj.

“As nuk diskutohet, edhe frymën e fundit do ta çoj për këtë temë, po të jetë e mundur edhe deri në Hagë do ta çoj”.

Nëna e 15-vjeçari tha se gjatë marrjes në pyetje, pranë djalit gjendej edhe një psikologe e cila, asistonte që pyetjet të ishin me të thjeshta.

Për të bërë kallëzimin penal në shërbimin e çështjeve të brendshme dhe ankesave në ministrinë e brendshme, deklarimet i janë marrë edhe shokut të adoleshentit.

Ngjarja e rëndë u denoncua nga kalimtarë të rastit të cilët, shpërndanë në rrjete sociale videon e dhunimit të 15-vjeçarit nga ana e efektivëve të policisë.

Në video shihet qartë i riu  i shtrirë në tokë dhe qe goditet nga efektivet para se  te merret me forcë për në komisariat.

15-vjeçari ka rrëfyer më herët për ABC News se është dhunuar edhe gjatë rrugës për në komisariat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!