Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë ku si pasojë ka humbur jetën një 42 vjeçar.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se RENA ka zbarkuar në qytetin bregdetar për të bërë të mundur kapjen e autorit të kësaj ngjarje.
LEXO EDHE: U qëllua me 15 plumba në derën e shtëpisë, kush është 42 vjeçari i vrarë në Vlorë
Gazetari Elton Nikaj bën me dije për ABC se nuk dihet nëse forcat RENEA në qytet janë vetëm për ekzekutimin e 42 vjeçarin, apo si një masë e shtuar sigurie në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në Vlorë së fundmi.
LEXO EDHE: U ekzekutua mbrëmë në derë të shtëpisë, momenti kur largohet trupi i pajetë i 42 vjeçarit
Ndërkohë deri më tani janë shoqëruar në polici 4 persona, të cilët po merren në pyetje për të hedhë dritë mbi këtë ngjarje.
Shkëlzen Velaj është vrarë me 15 plumba që e kanë kapur në bark. 42 vjeçari mësohet ndër të tjera se ka qenë i arrestuar në 2019 për trafikim të lëndëve narkotike,.
Ndërkaq gjashtë vite më parë në 2015, viktimës i kanë vrarë vëllain në të ashtuquajturën “Masakra e Çoles” ku humbën jetën 3 të rinj. e.su./abcnews.al