Teuta mposhti një ditë më parë skuadrën e Skënderbeut, por do të vuajë mungesa të shumta në takimin e radhës me Kukësin. Trajneri Bledi Shkëmbi do të duhet t’i bëjë llogaritë pa tre titullarë, të cilët kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Albano Aleksi vuan për të dytën herë brenda sezonit pezullimin, ndërkohë që do të duhet të pushojë edhe kapiteni Renato Arapi dhe mesfushori Roni Gashi. Absolutisht shumë mungesa për durrsakët, duke pasur parasysh edhe faktin që do të ndeshen me një rival si Kukësi.
Gëzimi i vetëm i trajnerit Shkëmbi është rikthimi nga pezullimi i Sherif Kallakut. Fantazisti mungoi kundër Skënderbeut dhe në sfidën me Kukësin do të jetë titullar, së bashku me Avdylin. Stafi teknik duhet të vendosë edhe për lojtarin tjetër që do e nisë nga fillimi në qendër të mesfushës.
Alternativat janë disa, duke nisur nga Emiljano Vila e deri tek i riu Ledio Beqja. Gjatë javës do të kuptohet se cili do të jetë i përzgjedhur nga Shkëmbi. Ndeshja me Kukësin luhet të shtunën në “Elbasan Arena”, prej orës 16:00. /abcnews.al