Kallaku: Festa e golit? Kërkoj falje, sot Teuta meritonte vetëm fitoren

schedule19:35 - 29 Shkurt, 2020

schedule 19:35 - 29 Shkurt, 2020

Sherif Kallaku është ylli i Teutës. Mesfushori i talentuar shënoi dopietë sot në takimin kundër Kukësit, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij. Kallaku u shpall njeriu i ndeshjes dhe në fjalën e tij për Supersport, pranoi se Teuta meritonte më shumë.

“Normalisht, penalltia në Korçë nuk ishte e imja, unë gjithmonë kur godas, bën japin fals. Atje ndikoi dhe presioni, ishte minuta e 90-të dhe nuk kisha dëshirë ta humbja duke bërë hapin fals. E kisha ndarë mendjen 100% dhe fati nuk ishte me mua.

Sot, e kisha ndarë mendjen ta bëja hapin fals dhe nuk do ta heq kurrë atë stil goditje. Ekipi sot ka bërë ndeshjen më të mirë të sezonit dhe të them të drejtën, sot meritonim vetëm fitoren. Po them që kjo është një nda ndeshjet më të mira që ka bërë Teuta në këto 2 sezone.

Unë jam mësuar me përgjegjësi dhe gjithmonë në plan të parë, shikoj veten time, pasi duke bërë unë mirë, ndihmoj skuadrën. Jam kritik ndaj vetes dhe mundohem gjithmonë të bëj më të mirën. Do të jem ndryshe nga ç’kam qenë në të shkuarën.

Festa e golit? Ndoshta ishte një gol gëzimi, pasi ishte dopieta ime e parë. Duke parë ritmin e ndeshjes, edhe unë mbase u nxitova. Këtu në Durrës, ka pasur shumë tifozë që kanë qenë kritikues. Duhet të them që shkallët e stadiumit janë për të mbështetur lojtarët, jo për të kritikuar. Gjithsesi, iu kërkoj falje, unë jam akoma i ri dhe do të mësoj nga kjo gjë”, tha Kallaku./abcnews.al

 

Festa e Sherif Kallaku

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!