Kalifornia hedh në gjyq Trump

schedule13:57 - 2 Maj, 2018

schedule 13:57 - 2 Maj, 2018

18 shtete amerikane kanë vendosur të hedhin në gjyq presidentin Donald Trump, pas vendimit të administratës së tij për heqjen e kufizimit të nivelit të emetimeve të gazrave të automjeteve të transportit.

Një koalicion prej 18 shtetesh të drejtuar nga Kalifornia ka hedhur në gjyq administratën Trump, pas heqjes së kufizimit të nivelit të emetimeve të gazrave të automjeteve të transportit. Promovuesit e cështjes akuzojnë agjencinë për mbrojtjen e ambjentit se nuk po ndjek rregullat dhe se po shkel aktin e Ajrit të Pastër. Guvernatori i Kalifornisë Xherri Braun u shpreh se kjo cështje ka të bëjë me shëndetin, jetën dhe vdekjen.

Kalifornia ndër të tjera ka kërcënuar se do të hedhë në gjyq dhe agjencinë për mbrojtjen e ambjentit nëse kjo e fundit do të anulojë vendimin e administratës Obama, sipas të cilit çdo shtet ka të drejtë të vendosë për normat e emetimit të gazrave të automjeteve.

Braun shtoi se shtete që përfaqësojnë 140 milionë amerikanë janë bashkuar për të hedhur në gjyq Skot Pruit, kreun kontrovers të Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit. Braun premtoi se do të bënte të pamundurën për të fituar këtë betejë ligjore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!