Kalendari Kombëtar Turistik/ Rama: I aksesueshëm përmes telefonit, turistët informohen në kohë reale

schedule19:59 - 23 Qershor, 2023

schedule 19:59 - 23 Qershor, 2023

Këtë të premte u bë rezantimi për herë të parë i Kalendarit Kombëtar Turistik të ngjarjeve kulturore, sportive dhe të traditës dhe aplikacionit të tij TEA (Tourism Events of Albania).

Gjatë fjalës së tij në mbajtur në aktivitetin e zhvilluar, kryeministri Edi Rama deklaroi se aplikacioni është i aksesueshëm përmes telefonit dhe i informon turistët në kohë reale.

“Faktikisht, me këtë aplikacion, ky kalendar bëhet tërësisht i aksesueshëm dhe nga ana tjetër, i jep mundësi kujdto që thjesht dhe vetëm përmes aplikacionit, të jetë i informuar në kohë reale sipas vendndodhjes, për çdo mundësi që ka në një perimetër të caktuar, për të aksesuar muzeume, site arkeologjike, koncerte, teatër, performanca, festa të ndryshme dhe kështu me radhë. Nga ana tjetër, ne po punojmë për prekjen fizike në territor të një Shqipërie turistike që shfaqet duke zhvilluar për herë të parë një program të ri për artin në hapësirën publike, gjë që është ende në embrion, por kam shumë besim se hap pas hapi, do të jetë një vlerë e shtuar në ofertën tonë.

Nga ana tjetër, ky aplikacion, është pasqyrë e një pune që zhvillohet në të gjithë territorin e Shqipërisë, vihet në dispozicion të kujdo, përmes ndërveprimit të të gjitha institucioneve”, theksoi ai./abcnews.al