Teksa të gjithë kanë nisur pushimet e festave të fundvitit, klubet angleze janë gati për të luajtur me një marsh më shumë. Periudhë intensive në ishull dhe kalendar i ngjeshur, sidomos për ekipin e Manchester City.
Kampionët do të luajnë kundër Wolves të enjten (27 dhjetor), teksa do të zbresin në fushë sërish dy ditë më vonë përballë Sheffield United (29 dhjetor). Vetëm 46 orë e 15 minuta është diferenca mes dy ndeshjeve dhe Pep Guardiola nuk e kursen batutën gjatë konferencës për shtyp.
“I kam shkruar një letër falënderuese drejtuesve të Premier League. Pas ndeshjes me Wolves, padyshim që do t’i fusim lojtarët në frigoriferë për t’u çlodhur dhe për të marrë veten për ndeshjen pasardhëse. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë, do jetë thelbësore ndryshimi i disa lojtarëve“, thekson trajneri spanjoll. /abcnews.al