Kalari: Reaguam më në fund, nuk e humbëm qetësinë. Përgëzime për Carën

schedule16:19 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 16:19 - 23 Dhjetor, 2020

Partizani u rikthye te fitorja pas 4 ndeshjeve. “Demat” mposhtën 2-0 Kastriotin falë dy golave të shënuar në minutat e fundit. Marrja e tre pikëve gëzon Renaldo Kalarin, zv trajnerin e ekipit kryeqytetas, i cili foli këto fjalë në prononcimin e dhënë për Supersport.

Ishte shumë e rëndësishëm fitorja, më duhet të falënderoj dhe të përgëzoj Carën, i cili u fut me vendosmëri në lojë, tregoi vlerat e veta, shënoi dhe fitoi penalltinë. Përgëzoj edhe gjithë çunat e skuadrës, kanë zhvilluar 10 ndeshje në një kohë të shkurtër.

E kishim parë mënyrën se si luan Kastrioti, e dinim që do na priste në gjysmëfushën e vet. U munduam të kishim një administrim të topit, e bëmë gjatë gjithë ndeshjes dhe ishim të qetë.

Kur vjen pas një ndeshje ku nuk ke treguar vendosmërinë e duhur për të marrë pikët, normalisht që duhet të vinte reagimi patjetër. Nuk mund t’i linim më terren kundërshtarëve, nuk mund të vazhdonim me rezultate jo të mira. Kemi treguar se dimë të luajmë mirë futboll dhe i kemi pasur rastet tona“, deklaron Kalari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!