Kalari: Nuk na tremb disatanca me Kukësin, te ne s’ka çështje gardash

schedule15:42 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 15:42 - 18 Dhjetor, 2019

Renaldo Kalari, trajneri i Partizanit, pas ndeshjes me Teutën, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Normalisht ishte ëndrra ime për t’u bërë trajner. Nuk e kisha menduar të isha tani, por kjo ishte situata. Më vjen keq që humbëm kështu. Patëm 4-5 raste të pastra në pjesën e parë. Pësuam nga një gol që e kishim studiuar. Duhet të ishim më të vëmendshëm te topi i dytë që mbeti në zonë. Gjithsesi ky është futbolli”.

“Nuk mund të them se ishim më të aftë se ne, pasi në shumicën e ndeshjeve ishim superiorë. E tregojnë edhe rastet e lojës. Ishim në gjysmëfushën e tyre. Sa i takon gjykimit, nuk dua të flas aspak. S’dua t’i shoh rastet, pasi më shqetësojnë më shumë. Rastet t’i komentojnë ata që janë në studio”, tha Kalari gjatë emisionit.

“Shkëputja e Kukësit? Nuk trembemi, edhe ata kanë qenë brenda nesh. Na arriti dhe na kaloi. Ka shumë ndeshje. Janë 20 takime në total. Rruga është e gjatë dhe nuk kemi pse shqetësohemi”, shtoi trajneri i Partizanit, Kalari.

“Janë fjalë kafenesh, këto të klaneve. Në këto dy ndeshje klubi më ka caktuar mua, derisa ta zgjedhin me qetësi trajnerin e ardhshëm. Unë kam gati një muaj e gjysmë këtu, i kam parë të gjithë me vëmendje. Vendosa siç mendova unë, bashkë me stafin, me ndërgjegje të pastër. Nuk ka çështje garde të vjetër. Sa kam qenë lojtar, edhe në të ardhmen uroj të bëhem trajner. Në fushë luan kush e meriton, nuk kam shokë brenda fushës. Jam munduar të fus më të aftët për momentin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!